Nga Shpëtim Idrizi
Ministri ynë i jashtëm paska shprehur falenderimet për ministrin e dorëhequr të shtetit grek, Kotzias. Nuk di se për çfarë e falenderon homologun e uzos dhe te Zorbës ministri ynë???
E falenderon për varret e ushtarëve grekë që sot ngrihen në territorin tonë, megjithëse erdhën si pushtues, ndërsa të rënët tanë që u therrën në prag të shtëpisë, ende sot janë shpirtra pa varr?
E falenderon për marrëveshjen e turpshme të toponimeve që heq qytetet e vendlindjes së pleqve tanë nga pasaportat e shtetit shqiptar duke vazhduar kësisoj politikën e diskriminimit ndaj nesh?
E falenderon për marrëveshjen e ujrave, për të cilën Kotzias mburrej se do merrte ujrat tanë duke zgjeruar të vetat nga 6 deri në 12 milje?
E falenderon se mos hoqi Ligjin e Luftës e sot ministri ynë bën sikur harron se po falenderon ministrin e një shteti, me të cilin është zyrtarisht në luftë?
E falenderon se bërtiste që Çështja Çame nuk ekziston e që shqiptarët e Çamërisë ishin bashkëpunëtor me nazizmin?
E falenderon se po punonin bashkë për të hequr tërmin “Çamëri” nga tekstet shkollore shqiptare?
Por Çamëria, duhet ta dini që do jua ngrijë buzëqeshjen në buzë njësoj si Kotzias-it. E drejta e nëpërkëmbur e shpirtrave që humbën jetën dhe të atyre që lanë pas një jetë të tërë e shtëpitë e tyre është haku njerëzor që do ngrijë çdo akt tradhëtie ndaj saj e do na mbajë gjithë jetën tonë përballë armiqve e në krah të miqve.
Ne nuk harrojmë!!!