Në intervistën e dhënë për emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, Albert Veliu flet për lidhjet e tij me politikën dhe politikanë të ndryshëm.
Ai mohon të ketë pasur njohje të mëparshme me eksponentë të Partisë Demokratike. Gjithashtu Babalja tregoi se nuk ka frikë as nga vdekja, ndërsa pranoi se shqetësimi i vetëm është rreziku që i kanoset familjarëve të tij.
Në pjesën e dytë të intervistës të transmetuar gjatë emisionit “Open”, Albert Veliu, i njohur edhe si “Babalja” është rrëfyer mbi marrëdhëniet që ka me Fredi Alizotin, për të cilin pretendohet se ka imituar zërin e vëllait të ministrit Xhafaj.
Ai është shprehur që Alizoti është një njeri i degraduar nga droga dhe alkoli, ndërsa për rregjistrimin përbetohet se zëri është i Agron Xhafës dhe i qëndron këtij versioni deri në vdekje. Ai ka thënë dje në Top Channel se e ka tërë inatin me vëllain e ministrit të Brendshëm, i cili braktisi, kur ra në burg për trafik droge në Itali.