Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rrahjes së dy shqiptarëve në Novi Sad të Serbisë nga një grup prej katër personash vetëm sepse po flisnin shqip me njëri-tjetrin.
Haradinaj shprehet se ky është një rast i pashembullt që dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe u uron shërim të shpejtë dy të rinjve shqiptarë.
“I pashembullt akti i rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave europiane. Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejtë, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Çlirim Maloku