Ishte i papunë dhe i varur nga përdorimi i lëndëve narkotike. Në këto kushte, 25-vjeçari i identifikuar si Elsid Isufaj i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me pistoletë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës në Roskovec të Fierit, ndërsa janë zbardhur detaje të reja rreth viktimës.
I riu rezulton të jetë kunati i deputetit të Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Anduel Xhindi. Më pak se një muaj më parë, Xhindi u martua me motrën të riut, i cili u vetëvra një ditë më parë.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar të riun drejt vetëflijimit, ndërsa prej kohësh i riu ishte i papunë, siç kanë dëshmuar edhe familjarët për Panoramën.
Po ashtu, të njëjta burime, bëjnë me dije se i riu ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike, madje kohët e fundit ai kishte kërkuar ndihmë edhe te psikologët për të hequr dorë.