“Dita e zisë për muzikën shqiptare ka kohë që ka zbritur në Shqiprinë tonë të dashur.” Kështu ka shkruar kantautori Saimir Cili ais ka postuar një version të ri të këngës “Ku ke ti moj Ajshe”.
Saimir Çili shkruan:
Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë.
A është nga Azerbaxhani, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj etj etj (vetëm teksti është shqip) përpos pornografisë së shtuar prej shumë vitesh në video-clipet.
Oooooo Tv çfarë po i bëni Kulturës Shqiptare?
Se kam vetëm me këtë këngë, por me shumë e shumë e shumë të tjera.
Oooooo producent, çfarë kulture po i servirni brezit të ri…?
O Shqipëri këta janë kriminelët e kulturës tënde të vyer.
Dita e zisë për muzikën shqiptare ka kohë që ka zbritur në Shqipërinë tonë të dashur.
Vetëm burgu për këto lloj monstrash mund të jetë zgjidhje.
Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve të shrytëzojnë një këngë si “Ku ke ti moj Ajshe”, dhe ta përdhunojnë?!
https://www.facebook.com/sajmir.cili.3/videos/317297189049186/