Prapaskenat e një interviste me pistoletë në bark – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prapaskenat e një interviste me pistoletë në bark

20:15 | 02/10/2018
në Shqiperi
0
Nga Bledian Koka

Dy muaj më parë, kur u njoha për herë të parë me rastin e Xhisiela Malokut, skena që më përshkruan ishte traumatike. Xhisiela Maloku kishte guxuar të denonconte ish-të dashurin e saj që e kishte masakruar në dru në hotele, në rrugë, në shkollë e në mes të fshatit. Që në atë moment ajo e kishte firmosur fatin e saj si armike e fasadës së Rilindjes.

Publikimi i rastit nga ish-kryeministri Sali Berisha i prishi të gjithë tentativat e Rilindjes për ta mbyllur kapakun e një meseleje të qelbur, që i shtohej palmarësit të saj të ndyrësive. Që në këtë moment çunat e Rrajave e kanë peng Xhisielën dhe e kanë përdorur fillimisht sipas nevojave të veta, dhe që pas denoncimit të Emiljano Nuhut në kuadër të nevojave të Edi Ramës, nën regjinë e Endri Fugës.

Herën e parë që Xhisiela ka folur për mediat (në 28 korrik 2018), çunat e Rrajave, zërat thonë se i kanë shkuar Xhisielës në banesën e saj në Zezë dhe pasi kanë lënë takëmet e tyre në tavolinë, si pistoletat, paketat dhe celularët, e kanë urdhëruar që të bëjë një bisedë telefonike me redaksinë e këtij televizioni.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Biseda me redaksinë e televizonit është kryer me formatin e zakonshmë të komunikimit të Rrajave (pistoleta në bark) dhe me mesazhin e vetëm “Sali Berisha gënjen, nuk më ka përdhunuar askush”. Me kaq u duk sikur Rrajat e mbyllën hesapin me bezdisjen që u kishte shkaktuar denoncimi i Xhisielës. Rexhepi do të ishte i lirë, Xhisiela do të vazhdonte të mbante pistoletën në bark sipas humorit të djalit të deputetit socialist, ndërsa Taulant Balla do të vazhdonte peshkimin. Por, denoncimi publik i Emiljano Nuhut e prishi qetësinë e Rilindjes dhe sidomos atë të kryerilindasit.

Në ditët e veta më të gëzuara, kur Policia e Xhafajt po kryente operacione deri diku të suksesshme për rendin, deri në arrestimin e Bandës së Bajrave, rezulton se e njëjta polici kishte dështuar të mbronte një vajzë që dhunohej sistematikisht nga ish-i dashuri i saj, djalë deputeti rilindas.

Ironi e madhe, por siklet për t’u hequr.

Që nga ajo ditë, Rilindja është fokusur në dy operacione:

1. Emiljano Nuhu, ish-oficeri i infiltruar që ka kërkuar 6 operacione të sukseseshme për shkatërrimin e bandave të drogës, gënjen;

2. Xhisiela Maloku, u trajnua mbi një javë që të dilte tek Eni Vasili dhe të thotë që përnjeshtronte çdo deklaratë kundër Rrexhep Rrajës. Ndërsa Eni Vasili me quazi-lotët e saj në nisje të emisionit, duhej ta bënte rrëfimin e Xhisiela Malokut sa më të besueshme, ajo që e ka djegur skenarin Rama-Fuga-Rraja në Top Channel ka qenë shpërthimi i gazetares Anila Hoxha, e cila ka qenë e pranishme gjatë intervistës në Durrës.

E pyetur për përceptimin e saj mbi vërtetësinë e rrëfimit të Xhisielës, gazetarja Hoxha ka rrërfyer një prapaskenë qe me shumë gjasë moderatorja e emisionit jo vetëm që nuk e do ta kishte thënë kurrë dhe do kishte dashur të mos thuhej.

“Xhisiela gënjeu, kur tha që erdha me taksi, sepse ne të dyja e pamë që ajo zbriti nga një makinë e shoqëruar nga disa djem”- i është drejtuar Anila Hoxha moderatores, e cila qartazi është kapur gafil nga kjo përgjigje e gazetares që shtoi se “disa gjëra është mirë t’i themi ashtu siç janë”.

Paralelisht në studion e TV Klan, gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer një skenë tjetër që përgënjeshtronte versionin që Xhisiela ka servirur në media me urdhër të Rama-Fuga-Rrajas. Prokuroria i ka lënë për një moment vetëm Rexhepin dhe Xhisielën, dhe nga përgjimi ambjental rezulton se djali i deputetit e ka kërcënuar aty për aty ish-të dashurën e tij që të tërhiqte deponimin. U zhgënjyet nga intervistat e Xhisielës sonte? Më fal po çfarë prisnit, që vajza t’i bashkohej lëvizjes #METOO dhe të thoshte: “Po njerëz, Rexhep Rraja ma ka nxirë jetën dhe përdhunimi është gjëja më e vogël që ka ndodhur”.

Në vetëm dy muaj, Xhisiela Maloku ka humbur shumë. Jo vetëm 12 kilogramë siç e tha vetë, jo vetëm lirinë e saj, jo vetëm vajzërinë e saj, por me daljet e sotme në media shpresojmë që ajo të ketë blerë të paktën jetën e saj. Atë më minimalen, ku njeriu thjeshtë merr frymë. Pas gjithë kësaj panorame, shpresoj që ajo ta ketë blerë jetën e saj dhe të jetojë e qetë.

https://www.faxweb.al/prapaskenat-e-nje-interviste-me-pistolete-ne-bark/

Etiketa: Anila HoxhaBledian Kokaklodiana lalamoderatorjaxhisiela maloku

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Deputeti i PD publikon videon: Policia ka plagosur një qytetar, s’do jetë Xhisiela 2 (Film)

Deputeti i PD publikon videon: Policia ka plagosur një qytetar, s'do jetë Xhisiela 2 (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com