Nga Petrit Vasili
Mafia e qeverisë çon në burg Xhisielën për dëshmi të rreme, çfarë krimi….Të nderuar miq.
Ju paralajmerova tre ditë më parë që media e kazanit dhe kryeministri që i quan të tilla e kishin bërë paktin për të shantazhuar viktimën Xhisiela.
Për fat të keq të secilit në këtë vend kështu ndodhi dje.
Mafia e qeverisë vuri në lëvizje mediat siç i quan ajo të kazanit dhe i shndërroi në bashkëautore të turpit të radhës.
Mafia qeveritare kërcënoi për vdekje Xhisielen viktimën duke e detyruar të thotë se ka dhënë dëshmi të rreme.
Ky pohim e çon vajzën e shkretë në burg ndërsa dhunuesin në liri.
Kryeministri i moralit të ri Xhisielën e çon në burg edhe oficerin e kërcënon që do ta fuse gjallë a vdekur në burg vetëm e vetëm që dhunuesi të dale nga burgu.
Motoja e kryeministrit është një dhe vetëm një: “Rroftë dhunuesi poshtë viktima”.