Idrizi Pavlopulosit: Na jep një rast që çamët bashkëpunuan me nazistët. Idiotët e dobishëm të Tiranës ta harrojnë që rruga drejt BE, kalon nga Greqia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi Pavlopulosit: Na jep një rast që çamët bashkëpunuan me nazistët. Idiotët e dobishëm të Tiranës ta harrojnë që rruga drejt BE, kalon nga Greqia

10:35 | 01/10/2018
në Uncategorized
0
Deputeti PDIU, Shpetim Idrizi, duke protestuar para godines se Ministrise se Jashtme, gjate nje takimi te Ministrit te Jashtem Ditmir Bushati, me Ministrin e Jashtem te Greqise, Nikos Kotzias, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nLawmaker, Shpetim Idrizi protesting before the building of the Ministry of Foreign Affairs, during a meeting of Foreign Minister Bushati, with Minister of Foreign Affairs of Greece, Nikos Kotzias, who is on an official visit in Tirana.

Deputeti PDIU, Shpetim Idrizi, duke protestuar para godines se Ministrise se Jashtme, gjate nje takimi te Ministrit te Jashtem Ditmir Bushati, me Ministrin e Jashtem te Greqise, Nikos Kotzias, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nLawmaker, Shpetim Idrizi protesting before the building of the Ministry of Foreign Affairs, during a meeting of Foreign Minister Bushati, with Minister of Foreign Affairs of Greece, Nikos Kotzias, who is on an official visit in Tirana.

Shpëtim Idrizi ka reaguar pas deklaratës së kreut grek të shtetit, sipas së cilës shqiptarët e Çamërisë duhet ta pranojnë që kanë qenë bashkëpunëtorë të nazistëve. Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet është kundërpërgjigjur: “Ju harroni qëllimisht zoti Pavlopulos, se në vitet 1944-1945, janë vrarë barbarisht 2771 civilë nga Çamëria.

Kurrë nuk treguat një dokument, një foto, një formacion të shqiptarëve të Çamërise me nazi-fashistët.

Po pres reagimin zyrtar të kryeministrit shqiptar dhe të ministrit të jashtëm Bushati, te cilët bëjnë sikur nuk shohin e nuk dëgjojnë, këto deklarata të papranueshme, antihistorike dhe kërcënuese për integrimin europian të Shqipërisë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Duhet ta harrojnë një herë e mirë kokat e nxehta të Athinës dhe idiotët e dobishëm të Tiranës se rruga e Shqipërisë drejt BE, kalon nga Greqia.”

Reagim i kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi:

Shtator 2018 Paramithi: Neo Zervisti Pavlopulos Rikthehet në vendin e krimit.

Mars 1913 Paramithi: 72 krerët e Çamërisë masakrohen në Përroin e Selanit.

Qershor 1944 Paramithi: 600 burra gra pleq, fëmijë dhe foshnja, masakrohen në shtëpitë e tyre.

Shqipëria nuk ka një sovranitet të kufizuar nga Republika e Greqisë dhe e ardhmja e saj në strukturat Europiane dhe Euroatlantike nuk varen nga Greqia dhe prandaj deklarata më e fundit, e një cikli deklaratash e Presidentit Grek Pavlopulos, është një monolog krejt i vjetëruar dhe pa vend.

Zoti Pavlopulos ju thoni se “Çështja Çame është një çështje nderi” për ju, dhe këtu keni të drejtë, ashtu si edhe për ne, Çështja Çame është një çështje Nderi dhe Drejtësie.

Sepse jeni treguar krejt hipokritë dhe të pandershëm me popullin grek dhe me popullin shqiptar, në trajtimin e shtrembërur historik të kësaj Çështjeje.

Në gjyqin farsë të Janinës, ju nuk provuat dot kurrë se kishte kriminelë lufte nga rradhët e popullsisë Çame dhe me të drejtë nuk kërkuat kurrë se ku janë “fshehur” këta kriminelë që nuk kanë ekzistuar kurrë, por ishin vetëm një shpikje qëllimkeqe e djallëzore me paramendim.

Kurrë nuk treguat një dokument, një foto, një formacion të Shqiptarëve të Çamërise me nazi-fashistët.

Ndërkohë keni harruar me qëllim, simpatitë pronaziste dhe idologjinë fashiste të diktatorit fashist Metaxa, që përshëndeti pushtimin fashist të Shqipërisë nga Italia në vitin 1939.

Harroni qëllimisht zotin Joanis Relis, kryeministrin Kuisling, pro fashist dhe nazist, dënuar nga gjykatat Greke si Kolaboracionist, porse kjo nuk e pengoi të birin e tij që në vitin 1980, të vinte në krye të Greqisë si Kryeministër.

Ju harroni qëllimisht zoti Pavlopulos, se në vitet 1944-1945, janë vrarë barbarisht 2771 civilë nga Çamëria dhe më konkretisht: Në fshatin Filat u bë një shfarosje e 1286 personave, burra, gra e fëmijë. Në Igumenicë u vranë 192 persona, në Paramithi dhe rrethina u masakruan 673 qënie njerëzore të pafajshme, ndërsa në Pargë 620 persona të tjerë.

Harroni zoti Pavlopulos që u dogjën dhe u plaçkitën 5800 shtëpi dhe 68 fshatra, në ato kohë të tmerrshme masakrash që nuk mund të përshkruhen.

Nuk ka asnjë të dhënë që Çamët, vranë, dogjën dhe masakruan veten e tyre, por ishin viktima të një genocidi të mirëfilltë dhe mirëorganizuar.

Ata që kanë bërë këto masakra si Napolon Zerva, i keni nderuar me monumente dhe mirë keni bërë, se kështu keni përjetësuar krimin dhe turpin e tyre dhe tuajin.

Mbas kaq vitesh, vini e na thoni se Çështja Çame është për ju një Çështje nderi dhe drejtësie dhe unë ju ftoj, ta vendosni në vend Nderin dhe Drejtësinë, me kokë lart dhe jo të përmbysur, ashtu si edhe vijoni ta bëni edhe sot.

Por mbi të gjitha, është i tepërt guximi juaj antihistorik, që pa bërë më parë drejtësi dhe një spastrim historik në shtëpinë tuaj, duke rreshtuar fakte dhe provat, që ju nuk i keni ndërsa ne i kemi, që vini e përzieni në mënyrë kaq arrogante në punët e brendëshme të Republikës së Pavarur të Shqipërisë.

Po pres reagimin zyrtar të kryeministrit shqiptar dhe të ministrit të jashtëm Bushati, të cilët bëjnë sikur nuk shohin e nuk dëgjojnë, këto deklarata të papranueshme, antihistorike dhe kërcënuese për integrimin europian të Shqipërisë.

Zoti President i Greqisë, mesa duket si pasardhës i atyre që dogjën me Napalm në mes të Athinës partizanët Grek të EAM- it, e që i keni në Parlamentin Grek si nazistët e Agimin të Artë, si Partia e Ekstremit të Djathtë të Pamenosit, ju po vetakuzoheni si i tillë, si pasardhës të atyre që duan të bëjnë masakrën e tretë të Çamërisë.

Ne Shqiptarët e Çamërisë nëpermjet dialogut kemi kërkuar drejtësi Europiane në mënyrë që ti vemë “melhem” plagëve midis dy popujve tanë, por po i kujtojmë jo popullit Grek, por pasardhësve të Napolon Zervës që të jenë të kujdesshëm, se plagët janë tonat e drejtesia është çështje kohe.

Sot shqiptarët duhet të mësojnë që vendi me të cilin Qeveria Shqiptare kërkon të firmose Marrëveshjen e Partneritetit Staregjik, nuk njeh Genocidin mbi Shqiptarët e Çamërisë nuk njeh shtetin e Kosovës dhe që mban ende në fuqi Ligjin e Luftës me Shqipërinë.

Duhet ta harrojnë një herë e mirë kokat e nxehta të Athinës dhe idiotët e dobishëm të Tiranës se rruga e Shqiperisë drejt BE, kalon nga Greqia.

Rruga jonë drejt familjes se vlerave Europiane, kalon vetëm nga Brukseli, Berlini, Roma, Parisi e Uashingtoni!

Etiketa: cametidiotët e dobishëmnazistetPërroi i SelanitProkopis Pavlopulosrruga drejt BEShpetim Idrizi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Tubacioni i ujërave të zeza që derdhet në detin e Durrësit

Tubacioni i ujërave të zeza që derdhet në detin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com