Të reagojmë sot, sepse nesër do të jetë vonë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të reagojmë sot, sepse nesër do të jetë vonë!

11:55 | 29/09/2018
në Uncategorized
0

Nga Raimonda Shundi Dervishi  

Përdhunimi dhe torturimi i vajzës nga Nikla –> provë e veprimit të pushtetit mafioz. Mbrohen kriminelët nga bekimi i Edi Ramës àdhunojnë sërisht viktimën. Si nëna, gra e vajza koha të reagojmë fort për largimin e pushtetit çnjerëzor dhunues.

Të reagojmë sot, sepse nesër do të jetë vonë! Të gjithë jemi viktimë në një sistem të rrënuar.  Të gjithë duam të shpëtojmë nga reja e mjerimit, dhunës dhe pasigurisë, sepse është e drejta e të gjithëve ne për të jetuar mirë dhe të lirë. Por faktet tregojnë se Shqiptarët po luftojnë hidhësinë e rrënimit, po qajnë pa zë dhe po ikin, për të zëvendësuar sado pak dhimbjen e tradhëtisë prej të besuarve tanë pushtetarë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Populli ynë nuk ndjen më se ka një ligj në fuqi, një forcë ku të mbështetet, sepse e vërteta e shpirtit ka kohë që nuk është e vërteta e ligjit. Çdo ditë grupe të organizuara njerëzish kanë detyrë kryesore ngjyrimin e çdo fjale dhe mendimi. Lëvizin në çdo fushë të mundshme me fruçë në dorë në pritje për të lyer cepat e ngjyrës së vërtetë. Nuk ka më liri mendimi, ka vetëm mendim të përlyer.

Të gjithë kemi nevojë për siguri për të jetuar. Aq të dëshpëruar bëhemi, sa do të kapeshim edhe pas çdo shkopi të kalbur. Lisat e ullishtet tona kanë marrë flakë e po shkrumbohen, ndërsa këto që po zaptojnë rrugët e trotuaret, nuk vijnë si dhuratë, por si lëmoshë, për të hedhur hije mbi dritën e së vërtetës, për të lyer cepat e mbetura me hidhësinë e ëmbël të mashtrimit.

Ky është mjerimi I vërtetë. Në një shtet ku të gjithë e dinë të vërtetën, por e ruajnë thellë për të mos e përlyer edhe atë pak në çmendurinë e më të fortëve. E kush janë më të fortët? Jam e sigurt se të gjithë e dimë, por emrat ndjellin frikë të shqiptohen. Kemi frikë, sepse po të pranojmë edhe neverinë që na ngrihet, do të na bënte më shumë dëm. Ne kthejmë kokën ndaj dhunës që ushtrohet përpara syve. Grupi I specializuar I bojaxhinjve të shtetit ka kovën gati për të lyer me mashtrim.

Nuk mund të ketë kurrë mashtrime të shëmtuara sepse ato janë të veshura me ngjyrat më të bukura.

Kurse ata që kërkojnë të vërtetën, ata që guxojnë të largojnë dehjen vrastare, mjaftojnë të shkojnë pak më tutje, ku pemët e reja nuk kanë arritur ende të mbillen.

Përse duhet të fshihen gratë e vajzat tona ende? Sepse ato, ne, mund të shohim më mirë përtej mashtrimit. Neve na duhet të përballemi më shpesh me gjaknxehtësinë e burrave pa dinjitet dhe moral, dhe duhet të ulim kokën për të mos përfunduar në greminën e fundit. Por nuk e dinë ata burra, që në atë greminë po bie e gjithë Shqipëria, dhe se nuk do të ketë kurrë asnjë shtet të ëndrrave të tyre pa e parë errësirën në fund? Atë errësirë që sa shumë vajza kanë parë e shohin, atë errësirë që asnjë ngjyrën nuk mund ta përlyejë. Ajo është ngjyra e së vërtetës sonë. Është ngjyra lejla në trupin e vajzave, dhe ngjyra e murrme e gjakut të tharë në fytyrën e djemve.  Mjerimi.

Me premtime boshe do të vazhdojmë të jetojmë në Shqipërinë që nuk ekziston. Por duhet t’I besojmë së vërtetës që prekim vetë dhe që na vjen e rëndohet mbi shpinë. Ata që na shohin nga lart me duar në rovole, s’mund të jenë kurrë pjesë e zgjidhjes. Ata kanë më shumë frikë se ne, sepse kanë kaq shumë për të fshehur. Kaq shumë helm gëlltisin për të mos lejuar çmendurinë tu dalë në shesh, helm të cilin na e shesin edhe neve. Shqipëria është e mbushur me helme të tilla, dhe ne kemi vazhduar të bëhemi tregtarë helmesh, në vend që të pranojmë frikën e zgjedhjeve të gabuara. Mjerimi ka pasoja të tilla, që na mban pjesë të tij, gati për tu hedhur pas gënjeshtrës me ngjyrën më të fortë. Ashtu siç edhe vajzave të varfëra u premtohet shpëtimi në kembim të jetës së tyre. Nuk ka shpëtim në gënjeshtër. Le të mos përzihemi me vetë-vrasësit e t’i lëmë të vazhdojnë rrugën e tyre të rrënimit. Ne duhe të zgjedhim të ecim me hapat tona, të ngadalta, jashtë dhimbjes, drejt zhvillimit të vërtetë. Sepse forca nuk tregohet me dhunë, por me humanizëm e maturi.

Shqipërisë dhe Shqiptarëve u vlon ende gjaku I trimërisë dhe revolucionit. Forca dhe shpresa nuk kanë vdekur as me varrin e të tanëve, dhe kurrsesi nuk kanë për tu përkulur për hir të të marrëve. Ne kemi duruar vite të tëra pushtimesh e sulmesh, prapë si malet në dhè jemi ngulur. Edhe këto vite mjerimi po i durojmë me të njëjtin stoicizëm, por ka ardhur një kohë që stoicizmi ynë i pa-gojë po na kthehet kundër. Sepse viktimat sa vinë e shtohen në anët tona. Vërtetë, sistemi i rrënuar u jep ushqim të rrënuarve, por ne nuk mund të tolerojmë më të na marrin edhe ne me vete. Sepse kur Shqiptarët duan të flasin, kur gratë kanë përtypur lotët dhe kur burrat e vërtetë kanë dëgjuar mjaftueshëm, nuk ka më vend për siguri të shtirë bojë-mallkimi. Është koha për diçka të vërtetë. Është koha për drejtësi!

 

Etiketa: Raimonda Shundi Dervishi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Mbi 380 të vdekur nga tërmeti e tsunami në Indonezi

Mbi 380 të vdekur nga tërmeti e tsunami në Indonezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com