Sheshelj, vret sërish, po këtë herë serbët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sheshelj, vret sërish, po këtë herë serbët

08:53 | 02/04/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Vendimi i orëve të fundit të Gjykatës për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi për lirimin e Vojisllav Shesheljit ka tronditur të gjithë publikun në hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe më tepër. Njeriu që frymëzoi paramilitarët, e që mbante mbi kurriz plot nëntë akuza, gjashtë prej të cilave krime kundër njerëzimit dhe të tjerat krime lufte, ka marrë pafajësinë, kurse verdikti i lexuar prej Kryetarit të Jurisë Jean-Claude Antonetti në Hagë ka habitur juristët, teksa ka thënë se prokuroria dështoi para Trupit Gjykues, që të provonte se ai ishte fajtor! Ky është lajmi. Pasojat do jenë të dhimbshme, së pari për serbët. Problemi më i madh është se me lirimin e tij si personazh nga akuzat është justifikuar edhe megalomania e tij, që në muajt e fundit i ka bërë shumë keq dhe vetë Serbisë. Së paku, është amnistuar një pjesë e ndërgjegjes së keqe serbe të Luftës një kompleks nacional, që ata e vuajnë me të drejtë dhe të padrejtë.

Nga ana tjetër, shqetësues për publikun tonë ka qenë mosreagimi i menjëhershëm i zyrtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë (të mos harrrojmë se reagojnë dhe për gjëra periferike), që tregon nga ana tjetër se pala kosovare jo thjesht i toleron dhe pothuaj i ka harruar serbët, por pothuaj është krejt e largët me realitetin e Hagës. Një paradoks, që do ta vuajë shumë shpejt në kurriz, pasi Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë, si për ironi të fatit është po në Hagë, do të marrë në bankën e të akuzuarve një grup të madh kosovarësh, që kanë qenë të lidhur me luftën.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

E përsërisim se lirimi i Shesheljit i ka bërë të keqen më të madhe vetë Serbisë. Në deklaratat e fundit personale, Sheshelj është shprehur kundër Evropës dhe vendimeve të saj, ka treguar indiferencë për Hagën, por ka bërë dhe një deklaratë që i implikon direkt zyrtarët serbë, sipas të cilës ata kanë qenë bashkëpunëtorë të tij në luftë. Të gjitha frymëzim për një grup jo të vogël patetikësh në Serbi.

Sheshelj, i specializuar në propagandën kundër ish-republikave të Federatës, e ka filluar antagonizmin e tij ballkanik, që më 1984 kur u burgos për dy vjet, ngaqë propagandonte dominimin e etnitetit serb në hapësirën ish-jugosllave! Në fund të viteve ’80, themeloi Partinë Radikale dhe u zgjodh anëtar i Parlamentit Federativ. Ishte kaq ultras saqë iu përvesh edhe Millosheviçit për dobësi në planin e Paqes në Bosnjë dhe u rehabilitua më 1998, kur arriti të bëhej deri zëvendëskryeministër i tij, teksa filloi të përshkallëzohej situata e Kosovës. Një arsye më shumë për ta fajësuar, sepse ka qenë institucionalisht pjesë e makinës vrastare. Derisa më 2003 do të shkonte mbi këmbët e tij në Hagë dhe do të fillonte përballjet propagandistike. Duhet thënë se fryrja e tij është tashmë simbolika më e shëmtuar për nacionalizimin serb dhe vula më e keqe, që i ka vendosur vetë serbëve. Që veç të tjerave, tashmë me lirimin e tij, do të vuajnë dhe rehabilitimin moral të njerëzve të Sheshelj, atyre që kanë prishur breza të tërë bashkëkombasish të tyre duke luftuar me kombet e tjera për kauza të padrejta. Në një farë mënyre, është rehabilituar edhe ndërgjegjja serbe e luftës, ajo që pikërisht në vitet e fundit lufton me veten për t’u çliruar nga demonët.

Ndaj lirimi i tij më keq nga të gjithë është për serbët dhe sistemin evropian të drejtësisë që ka treguar se ka vërtet probleme. Të tilla si ato të Kosovës, që bënë që Gjykatën Speciale ta bëjnë në Hagë, atje ku Sheshelj gjykohet tash e mbrapa një qytetar i lirë. Vetëm se ndërsa për evropianët ai mund të jetë një konvencion i shkuar, për serbët do mbetet një makth i shtuar në shumësinë e maktheve që mbartin si komb fatkeq dhe që të tjerët ia kanë “shpesh me hile”.

/javanews.al/

Etiketa: Ben AndoniGjykata për Krimet e LuftësGjykata Speciale për Krimet e Luftës në KosovëHagëIsh-JugosllaviJean-Claude Antonettimakina vrastareParlamenti FederativVojisllav Sheshelj

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Përndjekësit e rinj të Zhitit

Kur të ngelet në dorë, heroi i “dekriminalizimit”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com