Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkruar në Twitter për një tjetër operacion “Forca e Ligjit”, duke paralajmëruar se detajet që u bënë të ditura në një konferencë për shtyp.
Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e Shtetit kanë finalizuar operacionin e koduar “Oaz” duke vënë në pranga 11 persona në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës, si dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.
Sipas tyre grupi vepronte kryesisht në Holandë. Akuzat janë vrasje me dashje e mbetur në tentativë, në bashkëpunim, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve, organizim i lotarive të palejuara, pastrim i produkteve të veprës penale, shtrëngim me anë të kanosjes, prodhim-shitje narkotikësh etj.
Si vepra të rënda kriminale janë dy vrasje të ndodhura në Shkodër në 7 shkurt 2001, dhe 20 qershor 2002.