Nga Mesila Doda
Mjeket tanë janë heronjtë e mi. Të nënpaguar, të përçmuar nga injoranca, pa asnjë kusht në institucionet tona, së fundmi edhe nën presionin e atyre që duan të heqin vëmendjen nga krimi e kriminelët.
Jam vajza e një mjeku që i kushtoi gjithë jetën e tij luftës me sëmundjen, jam nëna e nje studenti mjeksie që lus Zotin të bëhet po aq i mirë e i përkushtuar sa im atë, disa prej miqve e mikeshave të mia më të mirë janë mjekë të jashtëzakonshëm, e sot kur shoh që i trajtojnë si viktima të revolucionit kinez ndjehem e prekur dhe pa fjalë.
Jam deri në fund në anën e mjekëve, ëngjëjt tanë mbrojtës në tokë.