Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro dekretin e Presidentit Meta për godinën e Teatrit. Pavarësisht kundërshtive të opozitës, mazhoranca e kaloi dekretin e Metës bashkë me amendamentet e ndryshuara.
Opozita ka bojkotuar seancën, ndërsa Basha nga Vlora tha se se Rama u kap në një akt vjedhje, duke iu referuar Teatrit. “Ligji fusha për grabitjen e Teatrit Kombëtar. Edi Rama dhe hajdutët e tij në Parlament u kapën flagrantë në vjedhje përmes procedurës së përshpejtuar me Ligjin Rama-Fusha për grabitjen e Teatrin”, tha Basha.
Ndërkohë, Rama reagoi nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar liderin e opozitës, se në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës privatizoi teatrin Metropol.