Turkish kërkon 30 milionë dollarë, Shqipëria ka vetëm 200 mijë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turkish kërkon 30 milionë dollarë, Shqipëria ka vetëm 200 mijë

09:36 | 18/09/2018
në Uncategorized
0

Një avion me logon e Air Albania u ngrit nga Aeroporti i Rinasit me një ceremoni të nivelit të lartë të shtunën me destinacion Stambollin, në një udhëtim të prezantuar nga Kryeministri Edi Rama si “provë”.

Udhëtimi u shoqërua me fjalime prekëse, akuza nga opozita për mungesë transparence dhe mashtrim si dhe me shumë humor në rrjet nga zgjedhja e qeverisë për t’i vënë avionëve emra poetësh kombëtarë. Sipas kryeministrit Edi Rama, avioni i parë do ta ketë emrin Lasgushi, sipas nofkës letrare të poetit Llazar Gusho, për t’u pasuar me avionë të tjerë me emrin e Fan Nolit apo Migjenit.

Vetëm pak ditë para këtij udhëtimi, në Qendrën Kombëtare të Biznesit u regjistrua një kompani me përgjegjësi të kufizuara Sh.p.K me emrin Air Albania. Sipas dokumenteve të publikuara në QKR, Air Albania do të jetë nën pronësinë e Turkish Airlines (49%), kompanisë nga Vlora MDN Investment (41%) dhe kompanisë shtetërore Albcontrol, 10%. Kapitali i paguar i kompanisë është 100 mijë lekë, (afërsisht 900 dollarë), por në marrëveshjen e themelimit, palët bien dakord të “financojnë sipas pjesëve takuese” shpenzimet operative të saj deri në 200 mijë USD.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Bisedimet për arritjen e marrëveshjes u zhvilluan në mënyrë private përgjatë muajve të fundit ndërsa qeveria e kryeministrit Rama zgjodhi pa ndonjë procedurë të njohur një kompani të saporegjistruar në Vlorë me emrin MDN Investment si investitori shqiptar në Air Albania. Arsyet se pse u zgjodh MDN Investment nuk janë bërë të ditura.

Kjo e bën Air Albania kompaninë më të vogël në botë që synon të kryejë fluturime ajrore. Sa për krahasim, Albanian Airlines, e cila operoi si kompani flamuri mes viteve 1995 dhe 2004, kishte një kapital të paguar prej 4 miliardë lekësh ndërsa kompania Albatros Airways, e cila operoi mes viteve 2004 dhe 2006, kishte kapital prej 52 milionë lekësh.

Por ndërsa kapitali i vockël dhe fakti që MDN Investment nuk ka asete të njohura si dhe administratori i saj, Sinan Idrizi, nuk ka aktivitete biznesi të konsiderueshme të regjistruara në Shqipëri, e bëjnë perspektivën e Air Albania të dyshimtë, Turkish Airlines duket se nuk e ka marrë kaq lehtë çështjen.

Turkish Airline ka deklaruar më 12 shtator në Bursën e Stambollit se kompania e re do të ketë kapital deri në 30 milionë dollarë. Deklarata e Turkish në Bursën e Stambollit është detyrim ligjor për një kompani të listuar në këtë bursë. Investitorët duhet të dijnë se çfarë ekspozimesh financiare ka kompania ku ata investojnë.

Ky është një angazhim shumë herë më i lartë se sa angazhimi financiar i deritanishëm i “palës shqiptare” dhe nuk është e qartë se nga do të dalin paratë e dy aksionerëve shqiptarë për të financuar një kompani me kapital 30 milionë dollarë.

Turkish është një kompani e madhe me mbi 300 avionë dhe me vlerë tregtare prej 3.9 miliardë dollarësh.

Kompania MDN Investment nuk disponon kapitale të tilla. Sipas dokumenteve të QKR, kapitali i deklaruar themeltar i kompanisë është 100 mijë euro.

Kompania tjetër, Albcontrol, duket se e ka më të lehtë për të mbuluar përgjegjësitë e 10% të aksioneve të Air Albania. Albcontrol është kompania publike e themeluar në vitin 1992 për të ofruar shërbimin e navigimit ajror. Me pak fjalë, Albcontrol disponon radarët për monitorimin e fluturimeve tranzit në qiejtë e Shqipërisë, shërbim për të cilin kompanitë ajrore paguajnë një tarifë. Megjithëse pak e njohur në publikun e gjerë, Albcontrol është një nga kompanitë publike me të ardhura të konsiderueshme dhe me fitime neto në rënie të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Në vitin 2017, Albcontrol pati të ardhura në masën 3.5 miliardë lekë dhe fitime neto prej 48 milionë lekësh. Sipas bilanceve të kompanisë, të ardhurat e saj kanë njohur vetëm rritje përgjatë viteve të fundit, ndërsa shpenzimet, veçanërisht ato për paga, janë dyfishuar, duke sjellë rënie të fortë të fitimeve neto. Kështu, ndërsa Albcontrol kishte 2.8 miliardë lekë të ardhura dhe 440 milionë lekë fitime neto në vitin 2011, fitimet neto ranë në 120 milionë lekë më 2016 dhe vetëm 48 milionë më 2017. Shpenzimet e Albcontrol për paga janë dyfishuar nga 754 milionë lekë më 2010 në 1.4 miliardë lekë më 2017.

Pavarësisht kësaj, Albcontrol duket se i ka mundësitë financiare të paguajë pjesën takuese prej 10% të të gjithë kapitalit të Air Albania. Dyshimi qëndron te aftësitë paguese të MDN Investment. Edhe vetë kontrata e miratuar nga qeveria parashikon se çfarë do të ndodhë në rast se MDN nuk plotëson detyrimet e veta. Kontrata shkruan se nëse “MDN nuk përmbush detyrimet e saj sipas kësaj marrëveshjeje… Këshilli i Ministrave do të zëvendësojë MDN me një ortak të ri të pranuar nga Turkish Airlines”.

Një kompani jashtë kohe

Kompanitë e flamurit kanë qenë aktorë të rëndësishëm të tregut të fluturimeve ajrore në epokën para politikës së Qiejve të Hapur të zbatuar nga Bashkimi Europian. Shqipëria u bë pjesë e Qiejve të Hapur me marrëveshje të nënshkruar në vitin 2006. Para kësaj, Shqipëria kishte të drejta flamuri, të cilat ia jepte kompanive të ndryshme. Të drejtat e flamurit caktonin që nëse, fjala vjen, një avion italian fluturonte për në Tiranë, një avion shqiptar duhej të fluturonte për në Itali. Kjo bënte që kompania e flamurit të kishte akses të garantuar dhe të barabartë në treg.

Ndryshe nga sistemi i mëparshëm, sistemi i qiejve të hapur lejon kompanitë ajrore të fluturojnë kudo që dëshirojnë në zonën e vendeve anëtare pa kufizime. Në këto kushte, Air Albania do të jetë kompani flamuri por pa të drejta ekskluzive flamuri dhe pa avantazhe konkurruese në krahasim me operatorët e tjerë të tregut.

https://www.reporter.al/turkish-kerkon-30-milione-dollare-shqiperia-ka-vetem-200-mije/

Etiketa: air albaniaavionShqiperiaTurkish Airlines

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kush është i pabesë??

Kush është i pabesë??

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com