Kur prishet veza qelbet erë apo jo Flamur Vezaj? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur prishet veza qelbet erë apo jo Flamur Vezaj?

18:30 | 17/09/2018
në Shqiperi
0

Natyrisht, nuk duhet të jesh ndonjë parashikues i madh apo njohës i veçantë i Shqipërisë që të parashikosh një sulm të shfrenuar të propagandës së qeverisë për zhvillimet më të fundit në kampin opozitar. Makina e qeverisë ka vetëm këtë produkt dhe asnjë prodhim tjetër cilësor, përveç krimit, kumarit, hajnisë. Ndaj, shpifësit profesionistë, vemjet e rrjetit, anal-istët i janë futur punës me një vullnet për t’u admiruar, në mënyrë që të marrin hak, sepse miut të kanaleve nuk i pëlqen që gjirizit t’ia prishësh ujrat.

Në këtë hulli shtohen edhe korrenspodentët vullnetarë si dikur në Zërin e Popullit që mbanin inicialet (kor.vull.). Një prej tyre që i erdhi zëthi, vetëm kur ia mbathi me mijëra kilometra larg dhe bën cubin nga ndonjë qoshe kompjuteri nga përtej oqeanit është Flamur Vezaj.

Para pak ditësh na dha 50 arsye përse iku nga Shqipëria, por nuk na kishte thënë arsyen e 51, të cilën media e qeverisë po e bën shoshë; paska qenë Shpëtim Idrizi. Ky i fundit sot mësoi për herë të parë për ekzistencën e një farë Vezaj, megjithëse duhet ndjerë i mahnitur se si një i panjohur të thotë për ty gjithë të zezat e kësaj bote, madje të shpifë ditës për diell pa ju dridhur qerpiku.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Flamuri që iku, se ia nxiu jetën qeveria, sot po i bën shërbimin më të zellshëm qeverisë duke shpifur dhe mallkuar një aleancë, e cila duket qartë se e ka trembur keqas atë që bëri Flamurin top vezak rugby-e për të kaptuar detrat.

Fjala vjen Flamuri ynë mërgimtar gënjen, kur thotë se Shpëtim Idrizi ka qenë doganier. Ai nuk ka qenë kurrë doganier që me thënë të  drejtën dhe po të ishte nuk dihet ku është e keqja këtu, por ai ka qenë drejtor i doganave, tatimeve, sipërmarrës, politikan, deputet, kryetar partie. Që drejtori i doganave të jetë doganier ka po aq gjasa sa pronari i lokalit, ku mund të punojë me nder Flamuri si pjatalarës në kohën e lirë që i mbetet pasi shpif, të jetë kamarier. Jo përherë ndodh kështu, sepse pronari mund të jetë ekonomist, si dhe Shpëtim Idrizi është i këtillë, madje propozues në disa reforma thelbësore në këtë fushë.

Shpëtim Idrizi nuk ka ndërruar aleanca, por i ka vajtur pas Çështjes Çame, e cila ka nevojë për aleanca dhe koalicione. Një parti, një grup njërëzish, një individ janë shumë pak që ta çojnë deri në fund dhe të vetëm këtë Çështje Kombëtare madhore. Është dialektika e zhvillimeve politike dhe gjeopolitike që të dikton alenca, aksione të mirëfillta në skakierën e politikës. Ky është profesioni i atyre që merren me politikë. Gazetarët e kuptojnë këtë dhe e raportojnë, e shpjegojnë, e kundërshtojnë, madje mund të aspirojnë të ndikojnë në opinion që një alternativë të bjerë. Por, gazetarët nuk shpifin, nuk fyejnë, nuk i bien tjetrit në qafë, meqë jashtë bie shi dhe në dhè të huaj ndjehesh si peshku pa ujë. Ky nuk është gazetar, por njeri që udhëhiqet nga komplekset e inferioritetit.

Etiketa: Çeshtja çamedialektikaFlamur Vezajqelbet erëShpetim Idriziveza

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Nis tarifimi në Rrugën e Kombit, Rama: Me lekët e mbledhura stadium dhe aeroport në Kukës

Nis tarifimi në Rrugën e Kombit, Rama: Me lekët e mbledhura stadium dhe aeroport në Kukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

08:02 | 04/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

07:36 | 04/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

07:29 | 04/02/2026
Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –
  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com