Për 24 orë AMA ka ndërprerë transmetimin televiziv analog për Tiranën dhe Durrësin, por në mënyrë të papritur digjitalizimi u shty edhe për 4 muaj të tjerë. Të shumtë kanë qenë qytetarët që prej ditës së djeshme kanë zënë radhën për dekodera, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim nga instancat qeveritare.
Por reagimi nga kreu i qevrisë erdhi sot, menjherë pasi AMA lajmëroi për rikthimin e transmetimit analog.
Rama shkruan:
Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv. Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri. #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT
TwitterPost