Para pak ditësh lojtarët shqiptarë të Zvicrës kërkuan falje për simbolin e shqiponjës që bënë në ndeshjen kundër Serbisë, të vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”.
Xhaka është shprehur se do të ishte budalla nëse gjesti do të përsëritej nga ana e tij. Një ndjesë ka ardhur edhe nga Shaqiri, i cili u shpreh se: “Sigurisht, edhe unë kërkoj falje nëse njerëzit janë ndjerë të sulmuar duke parë ndeshjen.”
Pas kësaj ndjese, tashmë Granit Xhaka do të jetë kapiteni i ‘helvetëve’ në sfidën e parë që ata do të luajnë pas pak çastesh në Ligën e Kombeve kundër Islandës.