40 emigrantë të anijes Diciotti të transferuar në qytetin Rocca di Papa dhe Messina janë shpallur të zhdukur nga autoritetet.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilat citojnë burime të Ministrisë së Brendshme.
Nga 40 emigratët, 36 prej tyre ishin vendosur në Rocco di Papa, ndërsa 4 të tjerë në qytetin e Messinas.
Anija Diciotti mbërriti në portin e Catanias, me 150 emigrantë eritreanë në bord.
Me kërkesë të qeverisë italiane, qeveria shqiptare vendosi të pranonte 20 prej tyre. 25 të tjerë do t’i marrë Irlanda, ndërsa pjesa tjetër e refugjatëve do të strehohen nga kishat në Itali.