Për mjekët heronj që na japin shpresë, Faleminderit… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për mjekët heronj që na japin shpresë, Faleminderit…

15:46 | 04/09/2018
në Shqiperi
0

Nga Anila Basha

Me hidhërim marr vesh për humbjen e Aristotelit. Ndjeja dobësi për të dhe për ata pacientë të tjerë, që në këtë luftë të vështirë, tregojnë dëshirën për të jetuar çdo çast. Me respekt për familjen tuaj Beni

Mesazhi i Arben Dhimës në celularin tim, doktorit radiolog të Spitalit Amerikan, më bëri të gjykoj veten sesa e vonuar isha për të shkruar dhe për të falenderuar me zemër, armatën e madhe të personelit spitalor, në luftën hap pas hapi të tyren, dhe të tonën, e më së shumti të të ndjerit babait tim, kundër kancerit.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Ishte një rrugëtim i gjatë katërvjeçar. Një nga ato udhëtime, ku fati ta do, që edhe ti, të mësosh shumë nga profesioni i mjekut dhe përpjekjet për të mbajtur në jetë një pacient që e do jetën.

Mesazhi i doktor Arbenit ishte i veçantë, sepse na tregonte sesa shumë babai im e donte jetën dhe luftonte me sëmundjen. Katër vite pa ndërprerë ciklet e kimioterapisë dhe ecejaket tona të përhershme tek Spitali Onkologjik në QSUT apo tek Spitali Amerikan, më treguan mua, familjes time dhe mjekëve, sesi një pacient mund të luftojë sëmundjen, kur e dashuron jetën, edhe kur sëmundja është në shkallën e fundit të vetën. Por, nuk është vetëm kjo. Në katër vite, tej skepticizmit që në përgjithësi e kemi apo e shfaqim, apo tej debateve shterpë se në spitalet tona mungon gjithçka e mjekët nuk bëjnë asgjë, mësova, pashë e konstatova se kemi një armatë të tërë doktorësh, infermierësh, sanitaresh, menaxherësh që luftojnë ditë pas dite, kundër vdekjes, pro cilësisë së jetës. Kur për herë të parë u takova para katër vitesh me doktor Agim Sollakun, shef i shërbimit onkologjik në Tiranë, (i ndarë nga jeta në dhjetor 2017), për të folur për kancerin në zorrën e trashë me metastaza në mëlçi të babait tim, më tha: “Anila, të vetëm s’mund të bëjmë asgjë. Babai do të duhet ta luftojë edhe vetë sëmundjen, përveç protokollit të ilaçeve që do të marrë prej nesh”. Doktor Gimi kishte të drejtë. Kjo luftë nuk fitohet vetëm duke parë doktorët në sy dhe t’u kërkosh të të bëjnë derman, nëse trupi yt nuk garanton të njëjtën luftë nga brenda, sikurse dhe nga jashtë. Por që nga gushti 2014, kur për analizën e kolonoskopisë do të më duhej të prisja disa ditë në radhë për ta kryer si procedurë e për të marrë rezultatet, mjeksia shqiptare dhe investimet në të kanë ecur shumë.

Sot, nuk duhet të presësh për analizën e kolonoskopisë. Sot në spitalin onkologjik në Tiranë, mjekët e infermierët që punojnë aty janë heronj. Përballen përditë me një fluks të paparë pacientësh që shtohen dhe kartela të reja që hapen, ashtu sikurse nevojat për ilace dhe protokolle kimioterapish, edhe pse janë gjithmonë të pranishëm, janë të pamjaftueshme për rastet që shtohen nga dita në ditë.

Ajo që vërejtëm unë e familja ime, ishte fakti se shërbimi onkologjik për ndjekjen e pacientit në qytetet me qendra spitalore, është një gjë pozitive. Nuk na duhej të vinim në Tiranë njëherë në tre muaj, sepse onkologu i Lushnjes, Gentian Xhoxhi, ishte aty për të dhënë rekomandimet përkatëse. Kur disa vite më pas, vumë re se metastazat shtoheshin dhe arritën deri në kokë, pamë se paisjet e reja të goditjes me rreze të qelizave kancerogjene i gjeje si te spitali i Neurologjisë, ashtu edhe tek Onkologjiku. Nuk ishte e nevojshme që babain ta nxirrja jashtë shtetit, sepse “këtu nuk të bëjnë derman”, siç më sugjeronin disa. Paisjet ishin në Shqipëri, në spitalet tona, dhe me një menaxhim edhe më të mirë, mund të ishin edhe më efikasë për të trajtuar edhe më shumë pacientë.

E ndryshe nga katër vite më parë, vura re se shërbimi sanitar në spitalet tona ishte edhe më i plotë, qoftë edhe sa i përket higjenës. Eshtë e vërtetë se kapacitetet janë të vogla, por gjithmonë gjendet vendi për trajtim. Kam parë në katër vite “qetësinë” olimpike të doktorëve të Onkologjikut me pacientë e familjarë të tyre, të cilët, qoftë nga nervozizmi i sëmundjes apo pamundësia e dhënies së ndihmës “urgjent”, e ngrinin zërin në kupë të qiellit me ulërima, të cilat veç vononin kohën për vizitat e mjekëve. Ndërsa doktorët, që e dinë fare mirë fatin e pacientëve me këtë sëmundje, përpiqeshin të ishin të buzëqeshur, të qetë, duke folur me zë të ulët, e sytë e tyre që donin t’i jepnin shpresë kujtdo.

Ndaj sot, dua t’i falenderoj personalisht doktoreshë Dhuratën e Enkën dashamirëse e të palodhur deri në detaj, Sotiraqin, Silvën e Anilën, apo Linën buzagaze, me buzët gjithmonë të kuqe si imazh shprese të Onkologjikut, apo edhe Tinën e Mirën që nuk u ndihet dora, kur bëjnë gjilpërat e vendosin serumet.

Falenderoj Anën, kryeinfermieren që menaxhon siguriplotë katër katet e një spitali të vështirë e që kurrë nuk tha “u lodha”. Nuk mund të mos përmend doktor Mentorin e Arturin e Neurologjisë me dëshirën e vullnetin për të ndihmuar çdo pacient. Ka dhjetëra e dhjetëra të tjerë që nuk i njoha drejpërdrejtë, por që i pashë katër vite me radhë, sesi u iknin ditët pa u ndjerë mes pacientëve që duan të mposhtin vdekjen.
Nuk mund të mos falenderoj doktor Klodin e Spitalit Amerikan dhe stafin profesional që ka zgjedhur ta ketë pjesë të ekipit të shpresës: doktor Burakun, Olsivën e Tonin, doktor Ben Dhimën e doktor Bledin e të palodhurën Oriela të kudogjendur. Ajo që Spitali Amerikan ofron sot, nga mënyra e mjekimit dhe shërbimit, duhet të jetë shembull menaxhimi edhe tek spitali shtetëror. Nuk mund të mos përmend stafin e mrekullueshëm të spitalit të Lushnjes, Gentin e palodhur që për pacientët e pamundur sikurse edhe im atë, u shkon në shtëpi, Panorenë që u gjend pranë në çdo rast, e në fund, jo se janë të parëndësishëm, por janë më pranë familjes sime, dy doktorët e spitalit Kontinental, Vasil e Drita Lushnjari dhe doktoreshë Entela Bashën e Neurologjisë.

Kam vërejtur këto katër vite, se pa ndihmën e gjithë këtyre mjekëve dhe infermierëve, por edhe pa dëshirën për jetën të babait tim, jeta e tij do të kishte qenë këto vite më e dhimbshme, dhe ditët tona si familjarë do të ishin, më të trishta.

Nuk pres në përfundim të këtyre mendimeve të mia të kem komente pozitive, duke ditur se jashtë dyerve të spitalit ka me dhjetëra e dhjetëra pacientë që diku apo dikur, nuk kanë marrë shërbimin e duhur. Kam folur për mjekë heronj që luftojnë kundër vdekjes, dhe një shërbim spitalor që nga viti në vit vjen duke u përmirësuar. Ndaj ju them FALEMINDERIT…

Etiketa: Agim SollakuAnila BashafaleminderitheronjkimioterapionkologjikPër mjekëtshpreseSpitali Amerikan

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Gruaja e Teodor Kekos, letër për burrin e ndjerë

Gruaja e Teodor Kekos, letër për burrin e ndjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com