Milani mposht 2-1 Romën dhe merr fitoren e parë në sezonin e ri. Kuqezinjtë fituan ndeshjen e parë të javëss së 3-të të Serisë A duke siguruar tre pikët.
Pjesa e parë flet për djemtë e Gattuso-s që shfaqen më mirë dhe kërkojnë golin në çdo moment por do e gjejnë atë vetëm në minutën e 40-të me Kessie. Në fraksionin e dytë, Roma arrin të barazojë kur në minutën e 60-të mbrojtësi argjentinas Federico Fazio mposht Donnarumman dhe barazpeshon shifrat.
Më pas të dyja skuadrat shënojnë nga një gol secila me Higuain e Nzonzi por që anullohen nga VAR. Gjithsesi “San Siro” do të shpërthente në festë në minutën e 95-të.
Patrick Cutrone i shërbyer nga Higuain mposht portierin Olsen dhe shënon golin e fitores. Me golat e Kessie dhe Cutrone Milani mposht Romën 2-1 duke triumfuar në supersfidën e kësaj jave.