Deputeti socialist Taulant Balla ka qënë në makinë me Edmond Begon, në momentin e arrestimit të tij nga policia greke fundjavën që shkoi.
Burime të SYRI.net saktësojnë se Balla dhe Bego kanë qëndruar në Corfu Imperial Luxury, Grecotel dhe kanë qëndruar në dy vila të cilat kushtojnë nga 1 000 Euro nata.
Të njëjtat burime thanë se në momentin e arrestimit, të dy miqtë kanë qënë së bashku në makinë. Policia greke ka ekzekutuar mandatin ndërkombëtar ndaj Edmond Begos dhe ka lënë të lirë Taulant Ballën, i cili gëzon imunitet per shkak të statusit të deputetit dhe pashaportës diplomatike.
Më poshtë keni edhe foton e Corfu Imperial Luxury, Grecotel – vendi i takimit mes Ballës dhe Begos.
© SYRI.net