Një zjarr masiv ka rënë në pishat e pyllit të Semanit në Fier. Mësohet se zjarri ka nisur në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm, më pas është stabilizuar njëherë dhe është përhapur sërish.
Raportohet se janë kërkuar përforcime pasi zjarri ka marr përmasa të mëdha. Mësohet se deri më tani kanë shkuar 4 zjarrfikëse në vendin e ngjarjes, për të normalizuar situatën dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri.
Sipas informacioneve mësohet se në vendngjarje ka shkuar dhe Prefekti i Fierit, Baki Bala dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet për një zjarr vënie të qëllimshme./Faxweb