Gazeta greke Ekathimerini ka publikuar sot një video të re, në të cilën jepen pamjet e para të zjarrit që goditi Greqinë dhe që mori 96 jetë njerëzish në zonën e Atikës Lindore.
Pamjet i referohen shpërthimit të zjarrit në një ngastër toke në rajonin e Daou Pentelis.Pamjet e mëposhtme , aktualisht janë në shqyrtim nga ekspertët e policisë, për të gjetur dhe shkaktarët e flakëve.
Zjarri besohet se është vendosur aksidentalisht nga një banor i cili u përpoq të djegë dru dhe bar të thatë.
Flakët e parë, sipas kohës së videos, kanë shpërthyer në orën 4.41, pasditen e 23 korrikut.
Sic shihet në video, flakët dalin shumë shpejt jashtë kontrollit dhe ndihmohen nga erërat e forta që lëvizin drejt lindjes.
Ato arritën së pari në në vendpushimin e Neos Voutzas për të shkuar më pas në qytezën e Matit ku shkaktuan edhe tragjedinë që mori dhjetra jetë njerëzish.
Autoritet greke, ditët e para pas zjarrit, filluan të spekullojnë për zjarrëvënie të qëllimshme, por video e sotme dëshmon se me shumë gjasa zjarri ka qenë aksidental.
https://www.faxweb.al/del-video-dramatike-si-nisi-zjarri-ne-greqi-a-ka-pasur-nje-sulm-te-koordinuar/