Oligarku i parë, qytetari i fundit fare! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Oligarku i parë, qytetari i fundit fare!

11:35 | 17/08/2018
në Uncategorized
0

Nga Dritan KABA

Sot në mëngjes  drejtimi i autostradës Durres – Tiranë ishte bllokuar, në një gjatësi prej 4 kilometrash. Sirenat e një autoambulance binin papushim për të hapur rrugën. Makinat po mundoheshin të hapnin kalimin, por pothuaj ishte e pamundur. Nga sirenat e autoambulancës kujtuam se kishte ndodhur ndonjë aksident perpara karvanit të gjatë të makinave. Sirenat e saj u shoqeruan nga një makine dhe tre motorra policie. Shumëkush nga shoferet dhe pasagjeret po luteshin per fatin e të aksidentuarve.
Askush nuk i binte borisë si zakonisht kur bllokohet trafiku. Por surpriza që e keni në video, na habiti te gjitheve.
Askush nuk ishte aksidentuar. Askush nuk ishte demtuar veç makinave qe ishin ne karvanin e gjate mbi 5 kilometra.
Rruga ishte bllokuar se firma e Oligarkut të naftës po hapte rrugën dytesore për karburantin e tij.

Autoambulanca duhet te kishte dike të sëmurë rëndë. Fatin e tij nuk e dimë. A pati kohë të shkonte në kohë në spital. Mijëra qytetarë po humbnin jo vetëm kohen e tyre të çmuar, por me një llogari nga numri i makinave dhe kohezgjatja e kalimit te rrugës edhe miliona lekë të hedhura dem nga nafta e harxhuar, qe ja shet si frëngu pulën Oligarku i naftës.
Oligarku po ndërtonte rrugën dytësore. Qytetaret prisnin në rradhë se Kastrati do të rregulloje hyrjen per në një nga dhjetra karburante që ka. Dhe për këtë duhet të humbin qytetaret, kohë nga jeta e tyre, nerva dhe para.

E gjithe kjo që Oligarku të fitojë.
Por aty erdhi policia e shtetit dhe mjehere zhbllokoi rrugen pak si me force. Brenda vetes ndjeva gezim.
Tashme me punetoret, qe kishin bllokuar rrugen e qytetareve per llogari te Oligarkut, po merrej Policia e Shtetit. Isha si me dyshim, por nje fjale te mire e leshova dhe thashe, si “negativist” qe jam, sipas Kryeministrit, Shyqyr qe erdhet e hapet rrugen, ju lumte, por edhe pak me vonese. Rruga ishte e bllokuar qe nga ora 7 e gjysem, ngjarja qe po tregoj ndodhi ne oren 10 e 20.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Po te degjoni me vemendje videon, ai qe ishte si shefi i punimeve, i drejtohet policise – Ej mos i prek ato se pastaj … e kishte fjalen per konet rrugore qe kishin bllokuar kalimin e mijera qytetareve dhe makinave per llogari te Oligarkut. Gjithsesi thashe, fjale punetoresh, Shteti veproi edhe ndaj interesave te Oligarkut. Por …
Pasdite teksa kthehesha serish rruges nga Tirana ne Durres pashe serish skenen e paradites. Rruga tashme ishte edhe me shume e bllokuar. Vargu i makinave shtrihej deri unazen e Durresit.

Policet nuk ishin me te pranishem, nuk dihet se ku ishin fshehur me turp. Konet e bllokimit ishin rivene. Makinat i detyronin te kalonin nje e nga nje.
Nuk u çudita aspak. Policet e rrugores te Durresit duhet te kishin vepruar “ ne koke te vet”. Ata kishin bere detyren per te zhbllokuar trafikun, qe edhe pa ate bllokim keto dite te pushimeve eshte i renduar.
Siç duket fjala e “shefit” te punetoreve te Oligarkut ishte me e forte se e shefit te policise rrugore. Ajo “mos e prek” me eshte ngulitur ne koke e nuk me shqitet.
Mos e prek.

Prone e Oligarkut, qe eshte mbi qytetarin, mbi ligjin, mbi gjithkend.
Per qeveritaret rilindas edhe mbi Zotin.
Se ata jane “Zoti” ne kete vend.
Nuk ju mjaftojne miliardat e koncensioneve qe grabisin, por duan te grabisin edhe minuta nga jeta e jone.
Arrogance vrastare.
Aty nje nene me dy femije te vegjel nuk di se ke te qetesoje me pare nga te qarat, djalin apo vajzen, e detyruar te prese e te humbase kohe, nerva e para per hir te Oligarkut. Dikush mund te kete humbur edhe avionin, serish per hir te Oligarkut. Nje tjeter mund t’i duhet te kerkoje edhe falje per ndonje vonese, serish per hir te Oligarkut.

Diçka kisha si per Drejtorine e rrugeve, sherbetorin shteteror te Oligarkut ashtu edhe per ate vete, po çfare pune iu prishte ta fillonit ndertimin e rruges dytesore per ne karburant andej nga fundi i shtatorit? Po pse mos t’i kryenit punimet vetem naten kur trafiku eshte me i lehtesuar?
Pergjigjen po e jap po vete.
Atyre nuk iu mjaftojne miliardat, por iu duhet edhe arroganca per te treguar se ata jane “Zotat” e ketij vendi.
Me kete Kryeminister dhe qeveri qe kemi Oligarket dhe interesat e tyre jane te parat! Qytetaret jane te fundit!

Etiketa: Dritan Kaba

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kim Kardashian surprizon fansat me fizikun e saj

Kim Kardashian surprizon fansat me fizikun e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com