Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, aleat i Partisë Demokratike ka qenë shumë i ashpër me Lulzim Bashën, të cilin e konsideron me mendësi komuniste, të papjekur dhe të palexuar.
Por, përse gjithë ky lumë fyerjesh brenda koalicionit të djathtë? Shpjegimin e jep vetë Adriatik Alimadhi në një postim në rrjetet sociale, të cilin po e japim të plot në vijim.
“Të dashur miq, gjatë intervistës së kryetarit të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare në televizionin Ora News është shkëputur një sekuencë ku përdoret fjala BALLIST. Kam 48 orë rresht që e dëgjoj dhe ridëgjoj këtë fjalë.
Është për të ardhur shumë keq se z. Basha keqpërdor fjalën “ballist”, kjo fjalë amaneti e identitetit të plotë kombëtar, kjo fjalë me qindra e mijëra dëshmorëve të Kombit në trojet etnike shqiptare, kjo fjalë e burrave te Kombit, e atdhetarëve dhe patriotëve e një plejade profesorësh dhe intelektualësh të nacionalizmit të kulluar shqiptar, të burrave të mençur të këtij Kombi, gjendemi sot në 25 vite të shkuara të menduara demokraci, aq më keq nga ai që pretendon lideri i opozitës.
Çdo të thonë nënat, motrat, bijtë e tyre për fjalën e keqpërdorur? Në këtë moment mendoj dhe dua t’ju bëj me dije kulturën dhe mendësinë e tij komuniste. Nuk paska lexuar asgjë nga historia, sjellje e një të papjekuri, e një çilimiu.
Si kryetari i Partisë Balli Kombëtar i kërkoj zyrtarisht z. Basha dhe Partisë Demokratike se cili është qëndrimi i tyre zyrtar me keqpërdorimin e fjalës BALLIST?”