Diaspora duhet të ndëshkojë një qeveri hajdute! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diaspora duhet të ndëshkojë një qeveri hajdute!

14:39 | 08/08/2018
në Shqiperi
0

Nga Endrit Hoxhaj

Shohim çdo ditë të çelen fondacione për të dërguar në Shqipëri ndihma për spitale, shkolla, çerdhe, rrugë apo godina publike! Personailsht jam kundër kësaj nisme, sepse kështu po i mbyllim dosjet e korrupsionit dhe po i shpëtojmë ata që abuzojnë me lekët e taksapaguesve shqiptarë! Pa llogaritur këtu faktin, se vetë fondacionet kanë humbje dhe mostransparencë nga shuma që japin donatorët shqiptarë në Diasporë!

Shtroj pyetjen: Pse Diaspora duhet të mbulojë gjurmët e krimit (shpërdorimin e detyrës me paratë e taksapaguesve), duke dërguar para për investime publike? Kjo mënyrë është ndihma më e mirë që u jepet të korruptuarve dhe hajdutëve të veshur me pushtet, në Shqipëri e Kosovë. Vetëm për luftën e Kosovës u mblodhën dy milionë dollarë në New York, ndërkohë në Kosovë arritën në destinacion vetëm një milionë e gjysëm! Kemi raste donacionesh që janë abuzive, që në momentin kur mblidhen para për të blerë aparatura për spitalet e Shqipërisë dhe Kosovës. Këtë altruizëm qeveritë e shpalosin si arritje politike, si investim nga buxheti shtetit! (e përdorin politikisht si arritjen e tyre).

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Po ashtu, abuzive janë ndërtimet e shumë shtëpive në Kosovë e Shqipëri, kur realisht banesat sociale duhet t’i ndërtojë shteti! Shteti përfiton nga Diaspora dhe më pas fondet e saj i ripërdor si investimet e tij! Ndërkohë, absurdi thellohet kur buxheti i shtetit përdoret për benefitet e zyrtarëve të lartë ose për pasurimin e biznesmenëve që janë sh.a me pushtetarët. Gjithashtu, i shtojmë këtij argumenti edhe donacionet e OJF-ve të shumta, që maskohen më së shumti si fonde publike!

Donacionet tona përdoren politikisht dhe pushtetarët marrin vlera nga Diaspora! Duke i pasur ato, pushteti i korruptuar, paratë e taksapaguesve i fut në xhepat e tij, duke u justifikuar, që ka bërë investime në segmente të ndryshme rrugore. Këto para nuk deklarohen asnjëherë dhe nuk ka një trasparencë të shumave që dërgohen nga Diaspora, sidomos në rastet kur lekët mblidhen nga qytetarët. Mungesa e informacionit ka sjellë që njerëzit të besojnë se shumat e donacioneve vijnë vërtet nga buxheti i shtetit dhe buxheti i shtetit është i pamjaftueshëm për rritjen e mirëqenies së tyre, dhe kështu e vërteta mbetet në udhëkryq. Kjo gjë ka sjellë në Shqipëri e Kosovë mungesën e kërkesës së llogaridhënies ndaj të zgjedhurve të tyre. Terri informativ ka bërë që njerëzit mos të dinë të vërtetën. Në të gjitha këto raste fajin e ka Diaspora! Varfëria ka bërë që skamja e tyre të kthehet në standard jetese për ata që nuk kanë familjarë në emigracion dhe korrupsioni të duket normalitet, për ata që kanë familjarët e tyre në emigrim.

Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se ndëshkimi i qeverive të majta dhe të djathta vjen nga Diaspora. Nëse Diaspora nuk do t’i suportonte ato me para, atëherë populli do ishte më i përgjegjshëm për të ditur se ku shkojnë paratë e tij… Duke qenë vigjilentë njerëzit do të reagonin kundër padrejtësive që bëhen në Shqipëri dhe Kosovë. Asnjëhërë s’duhet të harrojmë se ekonomitë shqiptare dhe kosovare mbahen nga emigracioni. Nëse do të ndëshkosh një qeveri makute, atë e ndëshkon Diaspora! Çohu shqiptar dhe reago, diasporë mos “abuzo” me djersën tënde!

Etiketa: DiasporaEndrit HoxhajkosoveQeveriaShqiperi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Kosova jonë rrethohet nga katër shtete armike: Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria

Kosova jonë rrethohet nga katër shtete armike: Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com