Ministri i jashtëm Maqedonisë, Nikolla Poposki, pas takimit në Durrës me ministrat e jashtëm të Ballkanit në kthim për në Maqedoni bëri një takim me banorët dhe kryetarin e Bashkisë së Pustecit, Edmond Temelko, me të cilin bisedoi kokë në kokë. Temelko është akuzuar nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë për manipulim të zgjedhjeve dhe blerje të votash.
Deklarata zyrtare e ministrit Poposki ishte se është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit më të madh ndërkufitar në rajonin e Prespës, me theks të veçantë në ekologji dhe eko-turizëm.
Gjatë qëndrimit të tij në Pustec, Nikolla Poposki vizitoi edhe disa shkolla, ku ka shpërndarë libra në gjuhën maqedonase të përshtatshme për fëmijë të nivelit shkollor. Shpërndarja e librave të tillë nga ana e një ministrit të huaj bie ndesh me ligjet e arsimit të Shqipërisë si dhe me Kushtetutën.