Ministri i diasporës shqiptare Pandeli Majko, tha se nga 1 janari nuk do të ketë më kufi në mes të Shqipërisë e Kosovës.
Majko e dha këtë lajm në vendin ku u luftua shumë për liri e pavarësi, aty ku edhe ra heroikisht komandanti legjendar i UÇK-së Adem jashari, në Prekaz.
Majko u takua me Haradinajn, Thaçin, Ramiz Lladrofçi e të tjerë miq ku të ulur së bashku në tavolinë festuan lajmin që i gëzon shqiptarët e dy shteteve.
Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku ka postuar në Facebook një foto nga ky takim.
“Një takim për qejfi me miqtë e mi presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin dhe ministrin aktual të Shqipërisë Pandeli Majko, zv. kryeminsitrin e Kosovës Dardan Gashi, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrofci dhe miq të tjerë. Çdoherë kënaqësi bashkëbisedimi me ta për të evokuar kujtime nga e kaluara por edhe për të vazhduar përpara rrugën e zhvillimit të shteteve tona! SL”, shkruan ai.