Shkëmbim territoresh Serbi-Kosovë? Bushati: Të mos hapim kutinë e Pandorës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkëmbim territoresh Serbi-Kosovë? Bushati: Të mos hapim kutinë e Pandorës

13:39 | 31/07/2018
në Shqiperi
0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në një intervistë me Zëvendëspresidentin Ekzekutiv të Këshillit Atlantik, Damon Wilson ka folur për situatën në rajon. Ministri është shprehur kundër mundësisë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se duhet të jemi të kujdesshëm “të mos hapim kutinë e Pandorës”.

“Mendoj se kjo do të shkonte kundër frymës së të gjitha përpjekjeve të bëra në Ballkan gjatë tre dekadave të fundit. Do të shkonte kundër frymës së Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare me vlerë ligjore. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos hapim kutinë e Pandorëspër raste të tjera në rajon. Shtetet e Bashkuara, BE dhe NATO kanë investuar shumë në promovimin e multietnicitetit të Ballkanit, për të siguruar që shoqëritë të mbeten të hapura. Unë e di shumë mirë se është një sfidë e vështirë për të ndërtuar shoqëri dhe institucione që i shërbejnë këtij qëllimi, por ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”, ka thënë Bushati.

Ai foli dhe për reformën në drejtësi, ku tha se është shkaktuar situatë e vështirë, për shkak të vakumit të krijuar në Gjykata dhe Prokurori nga largimi i zyrtarëve të këtyre institucioneve që nuk kanë kaluar vetingun.

Bushati është shprehur se tashmë duhet përqendrim në forcimin e burimeve njerëzore në nivele më të larta të këtyre institucioneve. “Gjërat po përparojnë mirë, veçanërisht me procesin të ri të vlerësimit të gjyqësorit. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët [e Shqipërisë] në nivele të ndryshme po kalojnë nëpër një proces verifikimi. Ky proces i ri po vendos gjithashtu një shembull për vendet e tjera në rajon, veçanërisht pasi BE po fillon një procedim disiplinor kundër shteteve anëtare për shkeljet në sundimin e ligjit dhe të standardeve të të drejtave të njeriut. Po ashtu krijon një precedent për vendet që ashtu si ne janë në rrugën e anëtarësimit. Është një reformë e madhe dhe po shkakton një situatë të vështirë, sepse [largimi] i gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kalojnë testin e verifikimit [është] duke krijuar një vakum në ato institucione. Në këtë drejtim, duhet të përqendrohemi në forcimin e burimeve njerëzore kur bëhet fjalë për nivelet më të larta të gjyqësorit dhe prokurorisë. Ne besojmë se këto reforma do të kenë një efekt domino edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, është shprehur ministri Bushati.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Referuar zhvillimeve në rajon, Bushati thotë se angazhimi i SHBA-ve në Ballkan është jetik për të siguruar që mos të ketë asnjë pengesë në përpjekjet e Greqisë dhe Maqedonisë për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre, të cilat në vijim do t’i hapin rrugën kësaj të fundit për t’iu bashkuar NATO-s./T.CH

Etiketa: Ditmir BushatikosoveSerbi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Një kartolinë për Berishën, Bashën, Metën, Ramën, Veliajn e popullin tim të dashur zevzek

Zonjën komplimentoje, ledhatoje, puthe, depërtoje, por kurrë mos e pyet për moshën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com