Talenti rus i CSKA-së së Moskës, që spikati në këtë kampionat botëror, Alexandr Golovin ka vendosur tashmë për të ardhmen e tij.
Pavarësisht se kishte oferta nga Juventusi dhe Chelsea, fantazisti 22-vjeçar zgjodhi të vijojë karrierën në Francë, ku nënshktoi me klubin e Monacos.
Golovin ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin e Principatës franceze, ndërsa paga do të jetë më e larta që ka përfituar ndonjëherë një lojtar rus, ndonëse shifra nuk është bërë e ditur.
Për 22-vjeçarin, Monaco ka shpenzuar plot 30 milionë euro, ndërsa pritshmëritë janë mjaft të mëdha, për fantazistin që tërhoqi vëmendjen e botës, në “Rusi 2018”.