Ndër 50 të vdekurit të shkaktuar nga zjarret që kanë përfshirë Athinën, Ministria e Jashtme Shqiptare e kontaktuar nga Report tv sqaron se mes tyre nuk ka asnjë shqiptar që ka humbur jetën apo që rezulton i zhdukur.
E ndërsa zjarret kanë nisur që pasditen e 23 korrikut kanë djegur mijëra banesa dhe qindra automjete, për shuarjen e tyre janë mobilizuar 150 forca zjarrëfikëse; 20 autobotë me ujë dhe 5 helikopterë.
Sipas Kryqit të Kuq, 26 trupa të pajetë janë gjetur në një vilë oborrin e një vile në fshatin bregdetar të Matit në Athinë, ndërsa banorët e tjerë kanë dalë në bregdet për t’i shpëtuar flakëve.
“Ne do të bëjmë çfarëdo të jetë e mundur për ta marrë situatën nën kontroll,” u shpreh tha kryeministri Alexis Tsipras, i cili u kthye me urgjencë në vend duke ndërprerë udhëtimin e tij në Bosnje.