Nga Ergys Mertiri
Qyteti mijëravjeçar i Beratit, një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare që në periudhen antike, i jep sot titullin qytetar nderi Presidentes kroate!
Pyetja e parë e një qenieje normale në të tilla raste do të ishte: Çfarë ka bërë kjo zonja për Beratin?
Por, ju siguroj se kjo është një pyetje pa vend. Qeniet provinciale nuk kanë nevojë të bësh diçka që të nderohen me ty. Nderohen thjesht se i begenise, sepse, meqë të ra rruga këndej, gjete pak kohë të ndalesh tek ata, sa për një kafe!
Po çfarë ka bërë kjo zonja, për tu ndjerë kaq të kënaqur për ardhjen e saj?
Ka spikatur në televizor duke bërë tifozen për kombëtaren e vendit të saj që shkoi deri në finale! Pak iu duket?
Sipas motivacionit zyrtar, ky titull jepet, për shkak të vizitës që ajo do të bëjë në këtë qytet, duke qenë se, sipas këtyre të shkretëve, ajo na qenka një grua e suksesshme (për hesap të vet, natyrisht).
E imagjinoj sesa do jetë habitur vetë zonja Kitaroviç kur e ka marrë vesh këtë surprizë idiote, e sesa shumë do ketë qeshur me miqtë e saj duke diskutuar për këtë!
Që jeni ca fshatarë ordinerë pa vlerë e vetëvlerësim, këtë e kuptoj, por përse dreqin i shfaqni kaq serbes komplekset tuaja si qenie inferiore?! Po ky i gjati që e mban veten për parisien, nuk u kujtua t’i ndalë këto idiotësi, apo ka kuptuar se lapangjozllëku është më me leverdi!