Ndoshta nuk arritën të fitojnë finalën e Kupës së Botës, por Kombëtarja Kroate arriti të fitojë zemrat e të gjithëve me paraqitjet e tyre në Rusi.
Sipas të gjitha statistikave e gjithë bota dëshironte që mes Francës dhe Kroacisë, ballkanasit të dilnin fitues. Por Kroacia nuk resht së befasuari edhe jashtë fushës.
Tashmë që atmosfera post Botërorit thuajse ishte zbehur, kroatët befasojnë sërish me veprimin e tyre të papritur dhe moralin që përcjell.
Në një letër të gjatë të nënshkruar nga trajneri, Zlatko Dalić, lojtarët dhe ekipi teknik të kombëtares kroate marrin vendimin për të dhuruar të gjitha paratë për bamirësi për fëmijët që kanë fituar në Kupën e Botës Rusia 2018. Reth 25 milionë euro!