Nga Ylli Manjani
Shumë interesante! Nuk përbën më lajm takimi i Presidentit të SHBA me asnjë leader tjetër sa ç’bën takimi me Presidentin e Rusisë!
More u takua me Merkelin, me May-n, me Macron, Mbretëreshën e Anglisë, kryeministra, presidentë e mbretër të Europës, me të gjithë udhëheqësit e Azisë, thuajse me të gjithë.
Por hiç! Thjesht u dhanë në lajmet e ditës si rutinë.
Bota mban frymën kur Presidenti i SHBA takohet me Presidentin e Rusisë…
Thuajse gjithë shtypi Europian shfryn marazet e qeverive të Europës nga ky takim.
Pra Putin qënka shumë më i rëndësishëm.
Po kur thonë kujdes nga ndikimi Rus!