Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar, ku mësohet të jetë shtyrë mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme për në muajin shtator.
Në këtë Asamble është parashikuar që të bëhet analiza dhe bilanci i qeverisjes, nga ku Rama pritet që të bëjë edhe lëvizje në qeveri.
Lëvizjet e ministrave, Rama i ka paralajmëruar prej kohësh që do të ndodhin në shtator, ndërsa mbeten për tu parë kokat që do të priten.
Po ashtu, mësohet se Balla ka kritikuar ministrat për mungesat në seanca plenare.
Nuk dihet nëse në këtë rast Balla e ka pasur kritikën për Pandeli Majkon, i cili seancën e fundit, kur u votua ligji për shembjen e Teatrit u largua nga salla, pasi debatoi me kryeministrin Rama.