Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga finalja e Botërorit, emocionet sa vijnë e shtohen. Jo vetëm futbollistët, por edhe këngëtarët që do të performojnë në finalen e madhe e ndiejnë tepër atmosferën e ndeshjes.
Era Istrefi do të këndojë “Live it up” një hit së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith. Gjatë konferencës, Era u pyet nga gazetarët se cili është lojtari më i mirë i këtij Botërori.
Pavarësisht se përshëndeti dhe komplimentoi dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës, Shaqirin dhe Xhakën, ajo deklaroi se i preferuari i saj është Cristiano Ronaldo.