Një gjë është e sigurtë, sikur për asgjë të mos bien në sy në mediat ndërkombtare, me atletet e kryeministrit Rama në takimet zyrtare do t’ia dalim përherë të “rrëmbejmë” disa rreshta.
Ashtu si zakonisht, Rama ka veshur atlete me kostum edhe në Samitin e Ballkanit në Londër. Prestigjiozja BBC, që ka shpërndarë në ‘Twitter’ një video-lajm, ku bën dhe një përshkrim tipik për kryeministrin Rama.
“Fotoja familjare” është një traditë në takimet e liderëve botërorë, por këpucët e zakonshme në rresht të parë nuk janë dhe aq tradicionale. Këto i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që siç duket po e shijon mjaft këtë moment” – thuhet në komentin e BBC.
Looks like someone didn't get the shoes memo…? 👟👟#WBSummitLondon pic.twitter.com/hU9jWDErre
— BBC Politics (@BBCPolitics) July 10, 2018