Real i Madridit ka pranuar ofertën prej 105 milionë eurosh që i është ofruar për Cristiano Ronaldo-n.
Tashmë është zyrtare që Reali ka pranuar ofertën e propozuar nëpërmjet agjentit Mendes.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka shkuar vetë në Greqi, atje ku Ronaldo po bënte pushimet.
Cristiano do të firmosë kontratën, nga e cila do përfitojë 30 milionë euro në sezon.
Ronaldo është ende me pushime, ndaj sonte nuk do të jetë në Torino, sepse pritet marrëveshja zyrtare mes klubeve, që më pas Ronaldo qysh nga ky sezon do të jetë i Juventusit.
Njoftimi për marrëveshjen e shekullit është bërë zyrtare në orën 17:32. Reali pranoi shumën e 105 milionë eurove, madje ka patur një shtrëngim duarsh për kontratën 4-vjeçare të portugezit, për 30 milionë euro në sezon.
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...









