Botërori është ngjarja më e ndjekur sportive në të gjithë globin. Një audiencë e panumërt në gjithë botën shikon me pak a po shumë entuzisëm ndeshjet që edhe për pak ditë do të na japin emrin e fituesit. Por ndërsa në fund të cdo loje ka triumf, nuk mungojnë edhe lotët e trishtimit. Por si për tifozët, ashtu edhe për lojtarët fitues shija e lumturisë është më e madhe se mërzia për trishtimin e kundërshtarit. Por ky realitet është ndryshe kur vjen puna te fëmijët.
Në një ndeshje të para disa kohëve, fëmijët e Barcelonës mundën 1 me 0, japonezët. Trishtimi dhe lotët nuk mund të ndaleshin. Vogëlushët e Barcelonës në vend që të vijonin festën e tyre zgjodhën të ngushëllonin pafajësisht dhe përzemërsisht humbësit.
https://www.facebook.com/NowThisNews/videos/1148531415236981/