Presidenti Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës në spitalin e lindjes në Aleksinac, ka paralajmëruar bashkëkombasit e tij se nëse rritja e popullsisë do të vijojë me këto ritme, Serbia do të zhduket.
“Ne kemi problemin më të madh me numrin e fëmijëve të lindur. Serbia dhe ne si popull nuk do të jemi në gjendje të mbijetojmë nëse nuk ndryshojmë diçka në kokën tonë”, tha Vuçiq, transmeton kp.
Ai theksoi se shteti dhe Qeveria e Serbisë do të vazhdojnë të punojnë në masat stimuluese për rritjen e numrit të lindjeve.