Artistë dhe qytetarë kanë nisur protestën në ambientet e jashtme të Kuvendit, ku protestohet kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
“Teatri është gracka, ku shpirti i diktatorit kapet si laraska”, shkruhet në një nga pankartat ndërsa artistët thonë se në rast se do të kalohet projektligji, do të vijojnë deri në fund rezistencën e tyre.
“Kërkojmë kthimin mbrapsht të këtij projektligji”, ka thënë aktori Neritan Liçaj në fjalën e tij.
Protestës pritet që t’i bashkohen deputetët e opozitës, ku vetë kreu i PD-së Lulzim Basha shprehu dje mbështetjen për artistët.