Një zyrtare e lartë shqiptare është pushuar nga puna, pasi është kapur duke vjedhur në Bruksel, ku kishte shkuar gjatë një vizite zyrtare.
Igballe Cakaj, shefe e Sektorit të Trajnimeve në Ministrinë e Arsimit në Kosovë, hyri në një qendër tregare për të blerë rroba, ku disa prej tyre i pagoi e të tjera i futi në çantë.
Mediat kosovare bëjnë me dije se pjesë e delegacionit që ndodhej në Bruksel ishte dhe ministri Shyqiri Bytyqi.
Zyrtarja kosovare ishte filmuar gjatë gjithë kohës nga kamerat e sigurisë, por forcat e sigurisë pritën momentin kur ajo do dilte nga dyqani. Pasi u kap duke vjedhur, ajo u hoq nga puna.