Rama vijon ta cilësojë arritje vendimin e BE për happen e negociatave në vitin 2019. Opozita i ka kërkuar në Parlament të japë dorëheqjen, ndërsa kreu i qeverisë tha me ironi se do të flas me kryeministrin e Maqedonisë dhe do kthejë më pas një përgjigje.
‘’Kam marrë ftesën për të shkuar në Bruksel për të nisur diskutimin për punën përgatitore. Këta thonë jepni dorëheqjen. Do flas me kryeministrin e Maqedonisë dhe do iu kthej përgjigje patjetër, por kur të jeni në pushtet”, tha Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës
Është e pandershme që Zoti nuk e kufizoi budallallëkun, por vetëm inteligjencën. Më thoni, cfarë ka për të diskutuar këtu? Opozita jonë është e vetmja që thotë se Shqipëria dështoi.
Sot kam marrë ftesën bashkë me kryeministrin maqedonas për të shkuar në Bruksel për t’u ulur me komisionin dhe për të filluar diskutimin për punën për përgatitore, që është puna e të gjithë procesit analitik për hapjen e negociatave. Këta thonë jep dorëheqjen, do flas edhe me kryeministrin e Maqedonisë dhe e parashtroj këtë kërkesë, por do u kthej përgjigje, kur të jemi pushim.
Ne e kemi datën, këta thonë ‘JO’, qershorin e keni problem se atëherë i pësoi të gjitha goditjet. Qershori është hija që iu ndjek, ja do të vijë tjetri, një rrugë edhe punë, t’iu rregullojmë mirë sikur e meritoni dhe të hyjmë në finalizimin e procesit për negociatat.
Në korrik vjen ekipi i KE për programin analitik. Është fatkeqësi që nuk kemi opozitë, as për ekonominë dhe as për punësimin. Opozitën e kemi në terren dhe rrjetet sociale. O zot pse budallallëkun e le pa kufij. Parlamenti me një tufë esadistësh që vetëm baltos dhe nxjerr nga goja vetëm paudhësi. O Zot pse nuk e kufizove budallallëkun, unë po u hap rrugë dhe tani debat të mbarë duke folur me veten tuaj.