Komisioni i Medias zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në lidhje me Godinen e Teatrit Kombëtar.
Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi i ka ndërprerë fjalën Veliajt dhe ka kërkuar disa minuta pushim pasi kryebashkiaku ka folur jashtë rendit të ditës. Sipas Vokshit seanca dëgjimore ka qenë vetëm me ministren dhe Veliaj ka ardhur i paftuar.
“Mbylle mikrofonin, zoti kryetar sepse do urdhëroj oficerët t’iu nxjerrin përjashta”, tha Vokshi. Kryetarja e komisionit i kërkoi disa herë Veliajt të largohej duke i thënë se do të urdhëronte oficerët ta bënin në rast të kundërt, megjithatë debati vijoi dhe Vokshi ndërpreu mbledhjen për disa minuta.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1921904561194049/