Mediat austriake pesimiste për negociatat, Rama: Bëmë çfarë na u kërkua, për Xhafaj…
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për portalin austriak “Profil“.
https://www.profil.at/shortlist/ausland/edi-rama-interview-10131284
Portali shkruan se perspektiva e hapjes së negociatave duket e zymtë. Kurse kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria la bërë çfarë i është kërkuar nga BE. Sa i përket çështjes së refugjatëve, Rama tha se ka një rritje të lehtë. Sipas tij, nëse shtohet numri i refugjatëve, do kërkojnë ndihmën e BE. Duke kritikuar qasjen e BE ndaj Shqipërisë, Rama paralajmëroi se mund të dëmtohet besimi i shqiptarëve ndaj unionit. Madje, ai foli edhe për rrezik populist.
Rama u pyet edhe për historinë e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Italia nuk na e kërkoi asnjëherë ekstradimin e tij. Çfarë të bënim?” Rama theksoi se Shqipëria e ka luftuar me efikasitet drogën.
“Për çdo problem të drogës në Holandë apo Francë na fajësojnë ne shqiptarët,” ironizoi Rama.
https://www.syri.net/politike/170073/austriaket-pesimiste-per-hapjen-e-negociatave-me-shqiperine/