Reperi i njohur nga Kosova, Dj Blunt është qëlluar me thikë nga persona ende të panjohur mbrëmjen e së premtes në Prishtinë.
Mësohet se reperi është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.