Një krim i dyfishtë brenda familje ka tronditur dje Peshkopinë ku një djalë i ri vrau nënën dhe babanë, pak ditë pas kthimit nga Anglia.
Qemal Sela 26 vjeç, ekzekutoi me automatik prindërit tij Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia i riu ka shfaqur paqëndrueshmëri mendore, bazuar edhe nga ajo që ka deklaruar.
Ai bëhet e ditur se ka deklaruar para hetuesve se “Ata nuk janë prindërit e mi. Kam vrarë dy grabitës. Nënën e njoh nga dhëmbët, nuk është ajo që vrava”.
Ai ka deklaruar para hetuesve se e kanë burgosur në Angli dhe i kanë futur kokën në kazan me ujë, ku dhe e kanë rrahur.
Dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes 26-vjeçarit dhe prindërve për paratë që ai kishte sjellë nga Anglia. I riu Qemal Sela ka akuzuar familjarët se i kanë prishur lekët që kishte dërguar gjatë 7 viteve emigracion. Ndërkohë, dyshohet që autori i krimit të dyfishtë të jetë me probleme mendore. Të afërm të vrasësit kanë deklaruar se ai ka qenë i shtruar për 3 muaj në një spital psikiatrik në Angli.