Pak orë kishte që kishte shkelur në territorin shqiptar dhe që u takua me familjen, por mesa duket kjo kohë ka mjaftuar që të ndodhte tragjedia.
26-vjeçari Qemal Sela, i cili qëlloi për vdekje prindërit e tij, Flamur dhe Zeqimete Sela këtë të enjtë, duke tronditur qytetin.
Sipas informacioneve prindërit e tij ishin pronarë të një hoteli te “Llixhat” dhe vrasja ka ndodhur në sy të klientëve.
Dyshohet që biznesi familjar të jetë bërë shkak që i riu të qëllojë prindërit, pasi mendohet se ata të kenë pasur konflikte mbi pronësinë me të birin.