Çudia e Vetting-ut/ Drejtësia e re në duart e grave, “digjen” të gjithë burrat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çudia e Vetting-ut/ Drejtësia e re në duart e grave, “digjen” të gjithë burrat

10:20 | 05/06/2018
në Uncategorized
0

Përpos shpopullimit dhe mbylljes së Gjykatës Kushtetuese, “arratisjes” së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe shpërthimit të pazakontë të gjyqtarit Ken Dhima në mbledhjen e fundit të KLD, procesi i Vetting-ut po prodhon një tjetër befasi të madhe.

Nga zbatimi i deritanishëm i ligjit të Vetting-ut, asnjë prokuror apo gjyqtar i gjinisë mashkullore nuk ka mundur dot të kalojë skanerin e trefishtë të Vetingut, për t’u bërë pjesë e drejtësisë së re që po konstituohet. Bilanci i deritanishëm është: Nga 3 subjekte burra të verifikuar, asnjëri prej tyre nuk është konfirmuar në detyrë.

Konkretisht, i janë nënshtruar Vetingut Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës. Që të tre janë shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me argumentin se nuk justifikojnë pasurinë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga ana tjetër, nga 7 prokurore dhe gjyqtare gra të verifikuara deri më tani për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale, janë konfirmuar në detyrë 5 prej tyre. Ky bilanc apo ky trend është një tregues i qartë se drejtësia e re do t’u besohet dhe do të dominohet nga gratë.

Gratë prokurore dhe gjyqtare të konfirmuara në detyrë do të bëhen pjesë e dy organeve më të rëndësishme të drejtësisë së re, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ato duket se nuk do të kenë konkurrentë burra për t’u bërë pjesë e këtyre strukturave. Gjithashtu, nisur nga ky trend, gratë do të dominojnë edhe dy gjykatat më të rëndësishme, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatët për vendet vakante në këto dy gjykata duhet të kalojnë Vetingun. Edhe për këto pozicione, gratë në fjalë, nuk do të kenë konkurrentë të gjinisë tjetër. Më tej, gratë gjyqtare dhe prokurore që kanë kaluar Vetingun do të dikojnë edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatat Speciale, të cilat përbëjnë organet e SPAK-ut. Këto organe janë projektuar për të ndëshkuar krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.

Dominimi  
Procesit të rivlerësimit i janë nënshtruar deri më tani 7 prokurore dhe gjyqtare, ku pesë prej tyre janë konfirmuar në detyrë. Konkretisht, janë konfirmuar në detyrë gjyqtarja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin Marçela Shehu, prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme Anila Leka, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, gjyqtarja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë Manjola Xhaxho dhe prokurorja pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë Fatjona Memçaj.

Ndërkaq, janë shkarkuar nga detyra, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj dhe prokurorja pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër Besa Nikëhasani. Gjithsesi, për subjektet që janë shkarkuar nga detyra fjalën e fundit do ta thotë Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

http://shqiptarja.com/lajm/cudia-e-vetingut-drejtesia-e-re-ne-duart-e-grave-digjen-te-gjithe-burrat

Etiketa: burragjykate kushtetuesegravetting

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Detaje të reja për atentatin në Vlorë, gjendet një armë afër vendit të krimit

Detaje të reja për atentatin në Vlorë, gjendet një armë afër vendit të krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com