Shkollat shqipe të diasporës në tre shtete amerikane, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kënektikat organizuan të dielën festivalin e tyre të pestë me interpretime këngësh dhe vallesh tradiconale të përgatitura nga nxënës të grupmoshave të ndryshme.
Festivali është rezultat i përpjekjeve për të përcjellë vlerat e kulturës shqiptare tek brezat e rinj të diasporës përmes punës së çmuar të prindërve të tyre dhe mësuesve vullnetarë.
Gazetarja Rudina Dervishi ishte në shkollën e mesme të qytetit Garfield pranë Nju Jorkut ku u zhvillua festivali dhe bisedoi me disa nga pjesëmarësit.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10156318389169536/